RD e Kongos, mbi 200 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës
Zyrtari i provincës Ituri, Pacifique Keita, theksoi se ka përfunduar aksioni për shpëtimin e njerëzve nën rrënoja në qytetin Tara, në verilindje të vendit
Kinshasa
KINSHASA (AA) – Gjatë rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara javën që shkoi nga reshjet e dendura të shiut në Republikën Demokratike të Kongos, kanë humbur jetën mbi 200 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i provincës Ituri, Pacifique Keita, theksoi se ka përfunduar aksioni për shpëtimin e njerëzve nën rrënoja në qytetin Tara, në verilindje të vendit.
Ai shtoi se do të fillojë aksioni për dezinfektim për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.