Anees Suheil Barghouti
03 Prill 2018•Përditësim: 03 Prill 2018
KUDS (AA) - Qindra kolonë hebrenj vërshuan në kompleksin Al Aksa në Kudsin Lindor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).
"Rreth 260 ekstremistë hebrenj hynë në kompleks këtë mëngjes", tha për AA Firas al-Dib, zëdhënës i Autoritetit të Vakëfeve Fetare në Kuds të drejtuar nga Jordani.
Al-Dib tha se kolonët hynë në kompleks përmes portës së Al-Mugharab nën mbrojtjen e policisë izraelite.
Që nga e premtja, qindra kolonë izraelitë kanë hyrë në kompleks si pjesë e festimeve të Pashkëve hebraike, të cilat përfundojnë më 7 prill.
Pashkët, të cilët përkujtojnë largimin e izraelitëve nga Egjipti gjatë kohës së Profetit Musa, konsiderohet si një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar hebre.
Vitin e kaluar, më shumë se 1.500 kolonë hynë në Al-Aksa gjatë Pashkëve.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës së vitit 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e cilësuar atë si kryeqytetin e shtetit hebre, hap ky që asnjëherë nuk është njohur nga bashkësia ndërkombëtare.