Bota

Qeveria e Francës: Bien gurët nga Katedralja Notre Dame

Një zyrtar nga Ministria franceze e Kulturës tha se gurët ranë pasi temperaturat arritën një rekord prej 42.6 celsius (108.7 Fahrenheit) në Paris në fund të korrikut

Ekip   | 14.08.2019
Qeveria e Francës: Bien gurët nga Katedralja Notre Dame

Paris

Ministria franceze e Kulturës është shprehur se disa gurë kanë rënë nga tavani i harkuar i Katedrales së shkatërruar nga zjarri Notre Dame, pas valës së nxehtësisë gjatë muajit të kaluar dhe është duke bërë përpjekje të reja për stabilizimin për të parandaluar dëme të mëtejshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i Ministrisë tha se gurët ranë pasi temperaturat arritën një rekord prej 42.6 celsius (108.7 Fahrenheit) në Paris në fund të korrikut. Zyrtari tha se nxehtësia shpejt e thau llaçin që mbanin gurët në tavan.

Dëmi nuk është "serioz" por katedralja e shekullit të 12-të mbetet në rrezik të shembjes së mundshme, tha zyrtari.

Puna brenda katedrales u pezullua për shkak të shqetësimeve në lidhje me kontaminimin me plumb.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın