Ekip
22 Shtator 2022•Përditësim: 23 Shtator 2022
Qeveria britanike ka hequr ndalimin e "fracking"-ut (thyerja hidraulike) për gazin argjilor që ka qenë në fuqi që nga viti 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në dritën e pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin dhe përdorimit si armë të energjisë, forcimi i sigurisë sonë energjetike është një prioritet absolut dhe siç tha kryeministrja, ne do të sigurohemi që Mbretëria e Bashkuar të jetë një eksportues neto i energjisë deri në vitin 2040”, tha Jacob Rees-Mogg, sekretari britanik i biznesit.
Siç tha ai, për të arritur atje do të duhet të eksplorojnë të gjitha rrugët e disponueshme përmes prodhimit diellor, të erës, naftës dhe gazit. Kështu që, shtoi ai, është e drejtë heqja e ndalimit për të realizuar çdo burim të mundshëm të gazit vendas.
Sekretari britanik i ndryshimeve klimatike, Edward Miliband, i cili është nga radhët e laburistëve, e dënoi veprimin, duke theksuar se, “Kjo nuk do të bënte asgjë për të ulur faturat e energjisë. Kjo kushton shumë më tepër se burimet e rinovueshme, është e pasigurt dhe është thellësisht jopopullore për publikun”.
"Fracking"-u në Mbretërinë e Bashkuar u ndalua në vitin 2019 pas një sërë lëvizjesh.
Si rezultat i heqjes së ndalimit të sotëm, pritet të jepen mbi 100 licenca të reja në një raund të ri licencimi.