Levent Tok,Ömer Koparan,Selen Temizer
18 Mars 2018•Përditësim: 19 Mars 2018
AFRIN (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria (TSK) e Lirë e Siriane (ULS) janë duke i vazhduar aktivitetet e sigurisë pas marrjes së kontrollit të plotë të qendrës së qytetit të Afrinit, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç informojnë gazetarët e AA-së në rajon, luftëtarët e ULS-së rreth orës 5:00 sipas kohës lokale kanë tejkaluar linjat e frontit të cilat rrethonin qendrën e qytetit.

Rreth një orë më vonë, njësitet luftarake filluan të hyjnë nga lindja, perëndimi dhe veriu drejt qendrës së qytetit, ndërsa u detonuan disa mina të vendosura nga terroristët.
Afrin, vazhdojnë aktivitetet e sigurisë pas sigurimit të kontrollit të plotë
Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (OSS) vazhdojnë punën e tyre të sigurisë pas marrjes së sigurimit të kontrollit të plotë të qendrës së Afrinit. ( Ömer Alven - Anadolu Agency )
18.03.2018 Ömer Alven
1 / 34
Forcat turke dhe ULS morën kontrollin e disa lagjeve dhe ndërtesën e doganave dhe atë të distribuimit të energjisë elektrike.
Ndërkaq, rreth orës 8:30 sipas kohës lokale, TSK dhe ULS siguruan kontrollin e plotë të qendrës së qytetit pa hasur në rezistencë, ndërsa më pas filluan aktivitetet e sigurisë.
Aktualisht, ekspertët e forcave turke dhe ULS-së janë duke i neutralizuar minat dhe mjetet shpërthyese artizanale.
Po ashtu, është duke u treguar kujdes maksimal në mënyrë që të mos dëmtohen civilët.
- Forcat turke dhe ULS marrin nën kontroll të gjitha qendrat e qytezave në Afrin
Siç informojnë gazetarët e AA-së në rajon, TSK dhe ULS kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-DEASH-it qendrën e qytetit Mabatli në veriperëndim të Afrinit në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit".
Në këtë mënyrë, pas sigurimit të kontrollit të plotë në qendër të Afrinit, u çlirua edhe qendra e qytezës së fundit të okupuar nga terroristët në rajon.
Ndërkohë, pritet intensifikimi i operacioneve në disa fshatrave në veri të qytezës Matbali, perëndim të qytezës Xhinderes dhe lindje të qytezës Shejh Hadid.
Ndryshe, rajoni i Afrinit përbëhet nga qendra e qytetit dhe gjashtë qyteza: Raxhu, Bulbul, Shejh Hadid, Xhinderes, Sheran dhe Mabatli.
Gjithashtu edhe Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë marrë nën kontroll qendrën e qytetit të Afrinit.
"Qendra e qytetit të Afrinit është marrë nën kontroll nga Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane. Janë duke vijuar aktivitetet për kërkimin e minave dhe mjeteve shpërthyese artizanale. Bekuar qofshin dëshmorët tanë", ka njoftuar shtatmadhoria përmes rrjetit social Twitter.