Aydoğan Kalabalık
28 shkurt 2018•Përditësim: 28 shkurt 2018
KAJRO (AA) - Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes mes dy trenave në qytetin Beheira në veri të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare egjiptane të lajmeve MENA, zëdhënësi zyrtar i Ministrisë së Transportit, Muhammed Iz, ka thënë se në aksidentin e ndodhur sot pasi një tren mallrash goditi nga pas një tren pasagjerësh, jetën kanë humbur 15 persona, ndërsa 40 të tjerë janë lënduar.
Drejtori i policisë së qytetit Beheira, Ala Abdulfettah, menjëherë pas aksidentit kishte njoftuar për dhjetë të vdekur dhe 15 të lënduar si pasojë e aksidentit hekurudhor.
Hekurudhat e vjetra disa vite dhe të pamodernizuara në Egjipt punojnë me një sistem të vjetër, gjë që kohë pas kohe shkakton aksidente.
Në një aksident hekurudhor që ndodhi në gusht të vitit të kaluar në Aleksandri, jetën humbën 49 persona, kure 100 të tjerë ngelën të lënduar.