Bota

Përleshje në Xhamu Kashmir, disa të vdekur

Policia ka zhvilluar një operacion në rajonin Pulwama pas një njoftimi që ka marrë në lidhje me kryengritësit

Zehra Ulucak  | 16.05.2019 - Përdıtësım : 17.05.2019
Përleshje në Xhamu Kashmir, disa të vdekur ( Faisal Khan - Anadolu Agency )

Ankara/Srinagar

Të paktën një ushtar, 3 kryengritës dhe një civil kanë humbur jetën si pasojë e përleshjes së ndodhur mes kryengritësve dhe forcave të sigurisë në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin indian, policia ka zhvilluar një operacion në rajonin Pulwama pas një njoftimi që ka marrë në lidhje me kryengritësit.

Në përleshjen e ndodhur mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve, policia njoftoi se kanë humbur jetën 3 kryengritës dhe 1 ushtar.

Policia gjithashtu bëri të ditur se nga përleshja ka humbur jetën edhe një civil i cili kishte mbetur në mes përleshjes, si dhe janë plagosur 2 ushtarë dhe një civil.

Më tej është theksuar se policia ka konfiskuar armë të kryengritësve, ndërsa operacioni vazhdon.

Në rajon është pezulluar edhe shërbimi i internetit.

Nga ana tjetër, banorët e vendit treguan se ushtarët kanë dëmtuar një shtëpi civile me anë të eksplozivave.

Pas përleshjes banorët dolën nëpër rruga për të protestuar. Banorët në përpjekje për të marshuar drejt vendit ku ndodhte përleshje gjuajtën gur në drejtim të policisë, ndërsa forcat e sigurisë intervenuan me gaz lotsjellës.

Çështja e Kashmirit

Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t'i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 dolën me qëndrimin që t'i bashkohen Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.

Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë, ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India, rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin provinca "Xhammu Kashmir".

Xhamu Kashmir tani është provinca e vetme e Indisë ku jeton shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome "Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)" dhe "Gilgit Baltistan".

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë nga viti 1948, kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët ndërsa e ardhmja t'i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin, ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së.

Grupet e rezistencës në Xhamu Kashmir, që nga viti 1989 zhvillojnë protesta për pavarësi ose të lidhen me Pakistanin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın