Zehra Ulucak
27 nëntor 2018•Përditësim: 28 nëntor 2018
ANKARA (AA) - Të paktën 3 kryengritës dhe një ushtar i Indisë e kanë humbur jetën si pasojë e përleshjes mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas "Hindustan Times", një zyrtar tregoi se forcat e sigurisë kanë zhvilluar një operacion në rajonin Redwani të qytezës Kulgam, ku si pasojë e përleshjes janë vrarë 1 ushtarë dhe 2 kryengritës.
Policia theksoi se edhe në një përleshje tjetër mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve në një fshat të qytezës Pulwama është vrarë një kryengritës. Gjithashtu gjatë përleshjes janë plagosur edhe 2 ushtarë.
Që nga 15 nëntori e deri më tani në Kashmir janë vrarë të paktën 29 persona nga të cilët 19 kryengritës, 3 punonjës sigurie dhe 7 civilë.
- Çështja e Kashmirit
Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t'i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 dolën me qëndrimin që t'i bashkohen Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.
Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë, ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India, rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin provinca "Xhammu Kashmir".
Xhamu Kashmir tani është provinca e vetme e Indisë ku jetojnë shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome "Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)" dhe "Gilgit Baltistan".
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë nga viti 1948, kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët ndërsa e ardhmja t'i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së.