Bota

Përleshje në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan

Në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan filluan përleshjet pasi forcat e Armenisë hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit

Ruslan Rehimov  | 27.09.2020 - Përdıtësım : 28.09.2020
Përleshje në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan

Baku

Në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan filluan përleshjet pasi forcat e Armenisë hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministra e Mbrojtjes së Azerbajxhanit deklaroi se ushtria armene rreth orës 06:00 sipas kohës lokale, duke kryer provokime të gjera në vijën e frontit, hapi zjarr me armë të kalibrit të madh, artileri të topave dhe mortaja ndaj pozicioneve të ushtrisë azerbajxhanase dhe vendbanimeve civile.

Në deklaratë thuhet se ka të vdekur dhe të plagosur nga civilët si pasojë e bombardimeve intensive të ushtrisë armene në fshatrat Gapanlı në qytetin Terter, fshatrat Çıraklı dhe Garvand i Mesëm të Ağdam, fshatrat Alhanlı dhe Şükürbeyli në qytetin Fuzuli dhe fshatin Çocuk Mercanlı të qytetit Cebrayıl.

Më tej thuhet se janë qartësuar humbjet civile dhe ushtarake dhe se ushtria e Azerbajxhanit mori masa të kundërpërgjigjes për të parandaluar provokimet e armikut dhe për të ofruar sigurinë e popullatës që jeton në zonat afër frontit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın