Bota

Përfshihet nga zjarri ndërtesa historike e bursës në Danimarkë

Raportohet se ka shpërthyer një zjarr në godinën historike të bursës pranë Pallatit Christiansborg, që përfshin edhe ndërtesën e parlamentit në Kopenhagë, për një arsye ende të panjohura

Aynur Şeyma Asan  | 16.04.2024 - Përdıtësım : 17.04.2024
Përfshihet nga zjarri ndërtesa historike e bursës në Danimarkë Foto: Pınar Laurıdsen / AA

Ankara

Një zjarr shpërtheu në ndërtesën e ish-bursës së shekullit të 17-të "Borsen" në Kopenhagë, kryeqyteti i Danimarkës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat kombëtare, ka shpërthyer një zjarr në godinën historike të bursës pranë Pallatit Christiansborg, që përfshin edhe ndërtesën e parlamentit në Kopenhagë, për një arsye ende të panjohura.

Nga zjarri, u shemb maja e kullës së ndërtesës rreth 56 metra e lartë, e ndërtuar në shekullin e 17-të.

Ekipet e policisë mbyllën rrugën ku ndodhet godina, e cila nuk është e hapur për publikun, por ku organizohen herë pas here evente si darka dhe konferenca. Policia gjithashtu mori masa sigurie në zonën përreth.

Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë në zjarr, ndërsa ekipet evakuuan ndërtesat përreth përfshirë ndërtesën e parlamentit.

Nuk ka viktima ose të plagosur nga zjarri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın