Sayed Khodaberdi Sadat
01 Shtator 2019•Përditësim: 03 Shtator 2019
Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, njoftoi se bisedimet e 9-ta të paqes mes SHBA-ve dhe talebanëve që vazhdojnë me ditë në Katar, kanë përfunduar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Khalilzad, në deklaratën e bërë nga rrjeti i tij social, theksoi se për të marrë fund lufta në Afganistan të gjitha palët duhet të arrijnë në pajtim.
Ai tregoi se i janë afruar paqes për zvogëlimin e dhunës në Afganistan. "Përfunduam bisedimet e paqes me talebanët që vazhdonin në Katar, u afruam në pajtim", u shpreh ai.
Në rast se arrihet marrëveshja paraprake, zyrtarët e talebanëve dhe qeverisë afgane pritet që të takohen kokë me kohë për një kohë të shkurtër.
Talebanët, një kërcënim i madh për qeverinë e drejtuar nga presidenti afgan Eshref Gani, ende ruajnë dominimin e tyre në shumë rajone të vendit. Disa rajone të këtij vendi që janë nën kontrollin e talebanëve, ballafaqohen me probleme serioze të sigurisë.
Ende nuk është arritur në një rezultat pavarësisht se qeveria në vitet e kaluara në mënyrë të përsëritur ka treguar përpjekje për të zhvilluar bisedime paqësore me talebanët dhe ka formuar Këshill të Paqes.