Bota

Për dy vite Macron ka humbur 15 ministra

Që nga 14 maji 2017, kur Emmanuel Macron u bë president i Francës, nga kabineti qeveritar kanë dhënë dorëheqje 15 ministra

Yusuf Özcan  | 20.07.2019 - Përdıtësım : 23.07.2019
Për dy vite Macron ka humbur 15 ministra

Paris

YUSUF ÖZCAN

Që nga 14 maji 2017, kur Emmanuel Macron u bë president i Francës, nga kabineti qeveritar kanë dhënë dorëheqje 15 ministra, shkruan Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se gjithsej 15 ministra janë larguar nga kabineti gjatë periudhës për dy vjet e dy muaj që presidenti Macron qëndron në postin e presidentit në rezidencën Elysee.

Ministri i Mjedisit ,François de Rugy i cili dha dorëheqje të martën u bë ministri i 15-të që largohet nga kabineti. Poashtu thuhet se edhe ministrat e rinj mund të japin dorëheqje për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Në muajin e parë të detyrës së Macron dhanë dorëheqje 4 ministra

Brenda disa ditëve një muaj pasi Macron mori detyrën dhanë dorëheqje 4 ministra. Richard Ferrand, ministër i Integrimit dha dorëheqje më 19 qershor 2017 pasi ndaj tij u ngrit një hetim për keqpërdorim të shpenzimeve publike në detyrat zyrtare në të kaluarën. Ferrand, i cili është kryetar i grupit të Lëvizjes Republika në Marsh në Parlamentin kombëtar, aktualisht ushtron detyrën e kreut të Parlamentit.

Sylvie Goulard, ministrja e Mbrojtjes u largua nga kabineti më 20 qershor 2017 për shkak të një hetimi paraprak në gjyqësor me akuzën për parregullsi të Lëvizjes Demokratike (MoDem) në të cilën ajo është anëtare.

Një ditë më pas dha dorëheqje François Bayrou, ministri i Drejtësisë. Arsye e dorëheqjes së Bayrou ishte hetimi i hapur për parregullsitë në pagat e dhëna këshilltarëve të anëtarëve të Parlamentit Evropian (PE) ndaj Lëvizjes MoDem që ai kryesonte dhe me të cilën Macron kishte formuar aleancë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Në po të njëjtën ditë një tjetër ministre ndau rrugën me Macron. Ministrja e Shtetit, përgjegjëse për Bashkimin Evropian (BE) Marielle de Sarnez e cila u zbulua se me dokumente të rreme ka paraqitur një person si këshilltar të sajin në PE.

Borne, ministrja e tretë në kabinet që bëhet ministre e Mjedisit

Nicolas Hulot, një nga emrat më të njohur në shoqërinë civile, në një transmetim të drejtpërdrejt më 28 gusht 2018 dha dorëheqje për shkak se nuk ishin në një vijë me Macron në çështjet për ekologjinë dhe mjedisin.

Edhe François de Rugy që u emërua në vend të Nicolas Hulot, u detyrua të largohet nga kabineti më 16 korrik, pasi u zbulua që "kishte ofruar ftesa dhe darka luksoze nga buxheti i Kuvendit" në periudhën kur ushtronte detyrën e kryetarit të Parlamentit.

Në vend të De Rugy, u emërua ministrja aktuale Elisabeth Borne, ku në këtë mënyrë Borne është ministrja e tretë e cila ushtron detyrën e ministrit të Mjedisit në periudhën e presidentit francez Macron.

Vetëm një javë nga dorëheqja e Hulot, edhe ministrja e Sportit Laura Flessel dha dorëheqje më 4 shtator 2018 për shkak të arsyeve personale.

Në tetor 2018 ndahen rrugët me 5 ministra

Gerard Collomb, i cili u emërua si ministër i Brendshëm pas zgjedhjeve presidenciale kur ishte kryetar i Bashkisë së Lyonit, pasi qëndroi në detyrë për 1 vit e 4 muaj dha dorëheqje më 3 tetor 2018 për t'u kandiduar si kryetar i Bashkisë së Lyonit në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Më pas në ndryshimin e bërë në kabinetin e Macron-it më 16 tetor 2018 ndanë rrugët ministrja e Kulturës, Françoise Nyssen, ministri i Bujqësisë Stephane Travert, ministri i Integrimit Jacques Mezard dhe ministrja e Shtetit për Çështjet Ekonomike, Delphine Geny-Stephann.

Edhe më 27 mars, tre ministra të tjerë u larguan nga kabineti. Ministrja e BE-së Nathalie Loiseau, me zëdhënësin e qeverisë në zgjedhjet e PE-së Benjamin Griveaux dhe ministrin e Shtetit për Zhvillimin Dixhital, Mounir Mahjoubi dhanë dorëheqje për të garuar në zgjedhjet lokale.

Pas dorëheqjeve, në detyrën e zëdhënëses së qeverisë u emërua Sibron Ndiaye, këshilltarja për shtyp e Macron-it, në Ministrinë e BE-së Amelie De Montchalin dhe në postin e ministrit të Shtetit për Zhvillimin Dixhital u emërua Cedric O.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın