18 Shkurt 2018•Përditësim: 18 Shkurt 2018
IDLIB (AA) - BURAK KARACAOĞLU/EŞREF MUSA
Banorët në rajonet e pastruara nga organizata terroriste PYD/PKK në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" në Afrin të Sirisë, duke shprehur kënaqësinë për ardhjen e njësive të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), theksojnë se organizata terroriste ka armatosur me detyrim dhe pa vullnetin e tyre edhe vajzat e familjeve arabe.
Njësitë e TSK dhe ULS ofrojnë sigurinë për civilët në fshatarët që kanë marrë nën kontroll nga organizatat terroriste.
Banorët lokal në fshatin Dejr Ballut në rajonin Xhinderes (Jindires) të Afrinit kanë shpjeguar për Anadolu Agency (AA) persekutimin e PYD/PKK-së me të cilin janë përballur.
Halime el Mansur, një prej banorëve të fshatit tha se "Një person nga çdo familje është i detyruar t'i bashkëngjitet atyre (PYD/PKK-së). Nëse në familje nuk ka mashkull merret me detyrim një vajzë e familjes. Ne nuk dëshirojmë t'i japin vajzat tona, ata na detyrojnë".
Duke u shprehur se PYD/PKK-ja i merr me forcë njerëzit në organizatë dhe kjo situatë e vendos në vështirësi popullatën e rajonit, Mansur ka bërë të ditur se janë lehtësuar pasi ULS-ja ka hyrë në fshatin e tyre.
Ndërsa një tjetër banor i fshatit, Muhammed Allush, ka vënë në dukje se PYD/PKK-ja nuk i vlerëson aspak ata dhe se ushtron presion që t'i bashkohen organizatës.
"Mendimet tona nuk mund t'i shprehnim përballë PKK-së. Kur ULS-ja erdhi ata u interesuan shumë për ne. Situata jonë aktualisht është shumë mirë", është shprehur Muhammed.
- "PKK-ja na merrte fëmijët me detyrim për t'i armatosur"
Banorja 65 vjeçare nga fshati Dejr Ballut, Fatima Halebi, ka theksuar se "Operacioni ishte shumë i fuqishëm kur filloi. Në fillim u frikësuam. Kur erdhën ULS fëmijët tanë u thanë se 'jemi civilë'. Në fillim u frikësova, por ULS është sjellë shumë mirë me ne".
Duke theksuar se janë përjashtuar nga organizata, sepse ata janë arabë, Halebi tha se "Gjithmonë na kanë bërë presione që të bashkoheshim në radhët e tyre. Situata jonë është shumë më mirë në krahasim me më parë. Allahu qoftë i kënaqur me ata që kanë siguruar këtë situatë për ne".
"Je i detyruar të shërbesh dhe japësh taksë atyre (PYD/PKK-së) për shkak se jeton këtu. Në çdo familje një pjesëtar është i detyruar t'i bashkohet atyre, nëse nuk ka mashkull është e detyruar t'i bashkohet një vajzë. Ne nuk dëshirojmë të japim vajzat tona. ULS është sjellë shumë mirë me ne. I falënderojmë që nuk na kanë frikësuar", ka theksuar Halebi, duke bërë të ditur se nga PYD/PKK-ja janë përballur me të gjitha llojet e tiranisë.
Ebu Huzejfe, një tjetër banorë është shprehur se "PKK-ja na i merrte fëmijët me detyrim për ti armatosur. Civilët tanë burgoseshin pa asnjë arsye. Erdhi e drejta e vërteta sepse Allahu është pranë të drejtës".