Bota

Putin: Marrëveshja bërthamore mund të rinegociohet

Presidenti rus tha se “nëse problemi është i një natyre bilaterale brenda traktatit, atëherë ai mund të zgjerohet me shtete të reja përmes negociatave, por edhe përmes një hartimi të një marrëveshje të re”

Elena Teslova  | 18.12.2018 - Përdıtësım : 19.12.2018
Putin: Marrëveshja bërthamore mund të rinegociohet

Moskë

MOSKË (AA) - Tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga marrëveshje e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), mund të shkaktojë kolaps të sistemit të kontrollit të armëve për shkatërrim në masë, deklaroi të martën presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

"Pavarësisht se me çfarë problemesh përballet INF-ja, aktualisht ajo shërben si një faktor stabilizues dhe punon për të mbajtur parashikueshmërinë dhe përmbajtjen në fushën ushtarake", tha Putin, gjatë një takimi në Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Presidenti rus tha se “nëse problemi është i një natyre bilaterale brenda traktatit, atëherë ai mund të zgjerohet me shtete të reja përmes negociatave, por edhe përmes një hartimi të një marrëveshje të re”.

Putin ka komentuar edhe mundësinë që SHBA-të të tërhiqen nga marrëveshja.

"Nevojitet të ritheksohet se ne do të detyrohemi të ndërmarrim masa shtesë për të forcuar sigurinë tonë", tha ai.

Traktati Ndërkombëtar i Forcave Bërthamore (INF) u nënshkrua në vitin 1987, nga kreu i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev dhe presidenti amerikan, Ronald Reagan, me qëllim të largojë perspektivat e luftës bërthamore në Evropë.

Më 21 tetor të këtij viti, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se vendi i tij synon të tërhiqet nga marrëveshja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın