Ali Cura
09 Tetor 2020•Përditësim: 09 Tetor 2020
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ftoi në Moskë ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë lidhur me konfliktin në Malësinë e Karabakut që ndodhet nën pushtimin e Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini rikujtohet se Putin zhvilloi një seri bisedash telefonike me presidentin azerbajxhanas, İlham Aliyev dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan. Presidenti rus u bëri thirrje për ndalimin e konfliktit për arsye humanitare në Malësinë e Karabakut për shkëmbimin e morteve dhe të burgosurve.
"Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë ftohen në Moskë më 9 tetor për t'u këshilluar për këto çështje nën ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus", thuhet në deklaratën e Kremlinit.