Bota

Putin diskuton me Netanyahun tensionet në Lindjen e Mesme

Në telefonatën me kryeministrin izraelit, presidenti rus ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Efe Özkan  | 28.07.2025 - Përdıtësım : 28.07.2025
Putin diskuton me Netanyahun tensionet në Lindjen e Mesme

Stamboll

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi sot në telefon tensionet në Lindjen e Mesme me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha Kremlini në një deklaratë, transmeton Anadolu.

Pala ruse përsëriti mbështetjen e saj të palëkundur për zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve që lindin në rajon vetëm me mjete paqësore, thuhet në deklaratë.

Putin ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, duke adresuar nevojën për të përforcuar stabilitetin e brendshëm politik të vendit duke respektuar të drejtat dhe interesat legjitime të të gjitha pakicave.

Të dyja palët kanë diskutuar gjithashtu përshkallëzimin e fundit midis Izraelit dhe Iranit, me Putinin që ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar një zgjidhje të negociuar në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın