Ruslan Rehimov
07 Tetor 2020•Përditësim: 07 Tetor 2020
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev, biseduan për situatën në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Aliyev ka telefonuar dhe i ka uruar presidentit Putin ditëlindjen.
Gjithashtu theksohet se Aliyev dhe Putin biseduan për situatën në Malësinë e Karabakut.
Liderët shkëmbyen pikëpamjet e tyre lidhur edhe me marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Rusisë.