Bota

Protestat në Kolumbi tërheqin paralele me Hong Kongun

Sikurse banorët e Hong Kongut, kolumbianët kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj politikave qeveritare prej disa kohësh

Fahri Aksüt  | 09.12.2019 - Përdıtësım : 10.12.2019
Protestat në Kolumbi tërheqin paralele me Hong Kongun

Ankara

Reshjet e shiut në kryeqytetin e Kolumbisë gjatë një koncerti në mbështetje të protestave evokuan pamjet e "revolucionit të ombrellës" së Hong Kongut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sikurse banorët e Hong Kongut, kolumbianët kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj politikave qeveritare prej disa kohësh.

Dhjetëra këngëtarë dhe grupe muzikore në Kolumbi kanë organizuar gjithashtu koncerte në mbështetje të protestave.

Pesë persona janë vrarë dhe rreth njëmijë janë plagosur në përleshjet midis protestuesve dhe policisë në demonstratat që filluan më 21 nëntor.

Protestuesit kërkojnë zbatimin e marrëveshjes së paqes të nënshkruar me grupin rebel të Forcave të Armatosura të Kolumbisë dhe përmbushjen e premtimeve të bëra për studentët pas mobilizimit të fundit masiv kundër politikave të presidentit Ivan Duque.

Komiteti Kombëtar i Grevës gjithashtu ka përpiluar një listë me 13 kërkesa, ku përfshinë luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e sektorit bujqësor, mbrojtjen e mjedisit dhe refuzimin e privatizimit të pasurive shtetërore.

Studentët kërkojnë më shumë fonde për universitetet publike, lëvizjet feministe kërkojnë abort falas dhe ligjor, ndërkaq liderët socialë bëjnë thirrje për t'i dhënë fund dhunës në komunitetet rurale.

Protestuesit gjithashtu nuk pranojnë Ligjin e Rritjes Ekonomike, i cili në thelb është reforma e taksave. Reforma është pjesë e asaj që demonstruesit e quajnë "paketa Duque", e cila ka nxitur trazirat dhe vazhdon të jetë tema qendrore e debatit publik.

Duque, i cili ka qenë në detyrë për 15 muaj, po përballet me një nga sprovat më të vështira të presidencës së tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.