Agim Sulaj
22 Prill 2019•Përditësim: 23 Prill 2019
Tre persona e kanë humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bill Klinton” të lagjes “Dardania” në Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për AA konfirmoi se vrasja dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri rreth orës 13:20.
“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se me armë zjarri janë vrarë 3 persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, tha Ahmeti për AA.
Policia kosovare njoton se ende janë të paqarta rrethanat dhe motivet që çuan në vrasjen e trefishtë.