Furkan Naci Top
05 Maj 2017•Përditësim: 05 Maj 2017
ATHINË (AA) - FURKAN NACI TOP
Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, përgjegjës për çështjet e Evropës, Yorgos Katrougalos, tha se në muajt e ardhshëm presin përparim në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.
Katrougalos, ka folur për Anadolu Agency (AA), në lidhje me marrëdhëniet Greqi-Turqi dhe BE-Turqi. Ai pasi ka tërhequr vëmendjen se janë shënuar disa zhvillime të rëndësishme në çështjet rajonale kryesisht në negociatat për Qipron, është shprehur se "në përgjithësi jam optimist" në çështjen e Qipros.
Në lidhje me çështjen e marrëdhënieve BE-Turqi duke nënvizuar se duhet të mbahen të gjallëruara Katrougalos, tha se kjo do të jetë në interes të të dy palëve.
Duke bërë tët ditur se negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE do të jenë të dobishme edhe për Evropën, por edhe për Turqinë nga pikëpamja ekonomike, pulitke dhe kulturore, Katrougalos ka theksuar se "Në muajt e ardhshëm presim përparim në marrëdhëniet BE-Turqi."
Ndër të tjera pasi ka rikujtuar se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka disa shqetësime në lidhje me vendimin për monitorimin politik, Katrougalos ka bërë vlerësimin se "Turqia duhet të përmbushë kërkesat politike. Por gjithashtu ne nuk pajtohemi në çështjen ku e djathta ekstreme kërkon përfundimin e negociatave me Turqinë. Ne sigurisht që dëshirojmë vazhdimin e procesit të negociatave."
Ushtarakët puçistë të arratisur në Greqi
Në lidhje me mos ekstradimin e ushtarakëve të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETO, Katrougalos është shprehur "Dëshirojmë të pengojmë çdo lloj tensioni në marrëdhëniet dypalëshe. Por disa gjëra nuk mund të pengohen. Në këtë situatë e drejta për të vendosur i takon gjyqësorit grek. Ne shpresojmë më të mirën për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe."
Pasi ka rikujtuar se nevojiten lejet e BE-së për projektin e linjës së tubacionit të "Rrjedhës Turke", ku planifikohet transportimi i gazit rus në Evropë, nëpërmjet Turqisë, Katrougalos ka theksuar se "Këtë projekt e gjej në përputhje me punimet e Evropës për diversifikimin e burimeve të energjisë. Fillimisht duhet të konkretizohen punimet nga pikëpamja e fizibilitetit ekonomik dhe nga pikëpamja e përpuethshmërisë me ligjin evropian."