Ekip
29 Nëntor 2016•Përditësim: 29 Nëntor 2016
SEUL (AA) – Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye deklaroi të martën se është e gatshme që të japë dorëheqje për shkak të skandalit korruptiv para skadimit të mandatit dhe se do t’ia lë Parlamentit që të vendos për fatin e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Park në fjalimin e tretë drejtuar kombit pas zbulumit të aferës korruptive gjatë muajit të kaluar tha se do t'ia lë Parlamentit që të marrë vendim lidhur me shkuarjen e saj, përfshirë edhe braktisjen parakohe të detyrës.
“Nëse partitë qeverirate dhe opozitare gjejnë mënyrë për bartjen e pushtetit me të cilin në minimum do të zvogëlohej çfarëdo vakumi dhe konfuzioni në administrim, unë do të largohem në pajtim me procedurat ligjore”, deklaroi presidentja e Koresë së Jugut.