Nancy Caouette
19 shtator 2015•Përditësim: 19 shtator 2015
MEXICO CITY (AA) – Presidenti i Meksikës, Enrique Peña Nieto të premten ka vizituar gjashtë turistë meksikanë të cilët morën plagë nga sulmi në Egjipt, ku mbetën të vrarë disa turist meksikan si dhe shoqëruesit e tyre egjiptianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Aeroplani presidencial që transportonte viktimat nga Egjipti, u ul të premten në Mexico City, pas së cilës me helikopter u dërguan në Institutin Kombëtar apo atë të rehabilitimit.
Pena Nieto u takua edhe me të afërmit e tetë meksikanëve që u vranë në sulmin e 13 shtatorit.
Pas takimit, Pena Nieto tha se ai shpresonte se trupat e tetë meksikanëve të vranë do të riatdhesohen në Meksikë javën e ardhshme.
"Ekspertët po hetojnë vrasjen e tyre. Ne jemi duke bërë përpjekje për të përshpejtuar proceset, në mënyrë që trupat e tyre ti sjellim në Meksikë sa më shpejt të jetë e mundur", tha ai në një konferencë për mediat.
Ministri i Shëndetësisë, Mercedes Juan tha se të mbijetuarit janë në një gjendje delikate, por të qëndrueshme dhe duke u trajtuar në pastrimin e plagëve, frakturat dhe djegiet.
Nënsekretari për punë të jashtme i kërkoi Egjiptit kompensim për viktimat që u sulmuan gabimisht nga forcat e sigurisë egjiptiane.
"Qeveria meksikane kërkon garancitë e duhura në mënyrë që viktimat e sulmit tragjik dhe fatkeq më 13 shtator, të gjithë civilët e pafajshëm dhe familjet e tyre, të marrin dëmshpërblim të plotë për dëmin, duke përfshirë edhe kompensimin" tha Carlos Icaza në deklaratën e tij mbrëmjen e të enjtes.
Forcat egjiptiane hapën zjarr ndaj katër automjeteve, në të cilat po udhëtonin turistët, pasi gabimisht i kishin konsideruar si terroristë. Në këtë sulm u vranë gjithsej 12 persona.