Muhammet Kurşun
03 Prill 2021•Përditësim: 03 Prill 2021
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani paralajmëroi popullin se në 2 rajone të vendit ka filluar vala e katërt e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Rouhani kryesoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Luftën kundër COVID-19 dhe bëri vlerësime lidhur me pandeminë.
Ai paralajmëroi se në 2 rajone të Iranit ka filluar vala e katërt e pandemisë dhe se kjo mund të përhapet edhe në rajonet e tjera nëse populli nuk respekton protokollet shëndetësore. "Blerjet dhe udhëtimet e kryera për festën e Nevruzit mund të na vendosin përballë problemeve. Virusi ka pësuar mutacion, janë shfaqur versioni britanik, brazilian dhe afrikan. Këto janë më të rrezikshëm", tha Rouhani.
Ai tha se në rajonet me rrezik të lartë të përcaktuara si zona të "kuqe" dhe "portokalli" janë të ndaluara aktivitetet, adhurimet fetare masive, por këto mund të lejohen në rajonet e përcaktuara si zona "të verdha" dhe "blu", me kusht që të respektohen rregullat shëndetësore.
Teksa presidenti iranian nuk ka dhënë emrat e rajoneve ku po përjetohet vala e katërt e COVID-19, në lajmet në median lokale është theksuar se këto janë rajoni İlam në kufi me Irakun dhe rajoni Elborz pranë Teheranit.