Yosra Ouanes,Gülşen Topçu
25 Korrik 2019•Përditësim: 25 Korrik 2019
Presidenti i Tunizisë, Beji Caid Essebsi (92), është hospitalizuar sërish në spitalin ushtarak në Tunizi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale lajmërojnë se Essebsi është hospitalizuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, që është hospitalizimi i tretë brenda një muaji.
Kabineti i presidentit tunizian nuk e ka komentuar rastin.
Essebsi në gjysmën e dytë të muajit qershor, poashtu u hospitalizua dy herë për shkak të problemeve shëndetësore.
Në krye të shtetit është që nga dhjetori i vitit 2014, ndërsa në këtë pozitë duhet të qëndrojë deri në nëntor kur i skadon mandati.