Emel Öz Gözellik
21 dhjetor 2017•Përditësim: 22 dhjetor 2017
VARSHAVË (AA) – Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, miratoi dy ligje lidhur me reformën e sistemit të drejtësisë, të cilat shkaktuan diskutime të shumta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duda në një deklaratë për një kanal televiziv njoftoi se ka miratuar ligjet të cilat kundërshtoheshin nga Komisioni Evropian. Sipas tij më këto ndryshime ligjore po propozohen zgjidhje jashtëzakonisht demokratike, duke shtuar se “ligjet në fjalë do ta thellojnë edhe më tej demokracinë në sistemin e drejtësisë”.
Duke u shprehur se BE-ja po vepron me hipokrizi, Duda tha se disa liderë të BE-së të cilët po pretendojnë se Polonia nuk po kujdeset për vlerat e BE-së, "janë duke gënjyer".
Komisioni Evropian më parë kishte filluar procesin e marrjes së të drejtës së votës së Polonisë në BE, e cila është dënim i cili nuk është zbatuar asnjëherë më parë ndaj ndonjë shteti anëtar, me arsyetim se reforma e gjyqësorit në Poloni është në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit.