Muhammed Ali Akman
30 Gusht 2017•Përditësim: 31 Gusht 2017
BEJRUT (AA) – Presidenti i Libanit, Mishel Avn, theksoi se “Ka mbaruar me sukses operacioni kundër DEASH-it, duke e quajtur këtë situatë “fitore të ushtrisë”.
Në konferencën për mediat të mbajtur në Pallatin Presidencial në Baab, që ndodhet në veri të kryeqytetit Bejrut, Avn tha se: “ Operacioni 'Agimi i Maleve' kundër DEASH-it ka përfunduar me sukses. Sot shpallim suksesin dhe fitoren e ushtrisë sonë."
Duke e falënderuar ushtrinë libaneze, ai theksoi:” Ushtria jonë me këtë fitore të rëndësishme ka pastruar terroristët nga shteti. Unë përgëzojë ushtrinë tonë, duke u përulur para ushtarëve që ranë dëshmorë."
Avn, tha se është gabim të mbetet në hije kjo fitore për shkak të konflikteve politike.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Joseph Avn, i cili mori fjalën pas presidentit në këtë konferencë tha se: “Qëllimi ynë me operacionin 'Agimi i Maleve' ishte që ta pastrojmë shtetin nga terroristët dhe të qartësojmë fatin e ushtarëve tanë të rrëmbyer. Përfunduam operacionin me sukses duke arritur të dyja qëllimet tona”.
Operacioni “Agimi i Maleve”
Ushtria libaneze shpalli armëpushim më 27 gusht në operacionin "Agimi i Maleve" që kishte nisur më 19 gusht kundër organizatës terroriste DEASH. Ditën tjetër njoftoi se ka mbaruar operacioni. Në këtë operacion, 7 ushtarë libanezë humbën jetën, ndërsa 16 ushtarë u plagosën.
Sipas marrëveshjes midis ushtrisë dhe DEASH-it, organizata terroriste u tërhoq në qytetin Deyrizor të Sirisë, në këmbim të kufomave të 9 ushtarëve libanezë të rrëmbyer nga DEASH-i në vitin 2014 në Liban.