Ekip
03 janar 2022•Përditësim: 03 janar 2022
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro sot herët në mëngjes është dërguar në spital në Sao Paulo për analiza, pasi kishte përjetuar parehati në bark, theksoi qeveria në një njoftim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Spitali ku ai u shtrua, Vila Nova Star, në një njoftim theksoi se presidenti kishte obstruksion të zorrëve dhe është në gjendje të qëndrueshme. Bolsonaro "po ecën mirë" dhe informacione të mëtejshme do të jepen më vonë, sipas njoftimit të qeverisë.
Bolsonaro postoi një fotografi të tij në Twitter në shtratin e spitalit, duke ngritur gishtin lart. Ai ka shkruar se do të bëhen më shumë analiza për një operacion të mundshëm.
Bolsonaro, 66-vjeçar, ka përjetuar një sërë problemesh mjekësore që kur u godit me thikë në bark gjatë fushatës në vitin 2018.