Erbil Başay
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
BERLIN (AA) – Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, ka vizituar të plagosurit nga sulmi që u organizua dy ditë më parë në Berlin ndaj tregut të Krishtlindjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Gauck ka vizituar disa nga të plagosurit që janë transferuar në Spitalin Virchow në lagjen Wedding, të cilëve u ka uruar shërim të shpejtë.
Në deklaratën pas bisedës që zhvilloi me të plagosurit që po trajtohen në spital, Gauck është shprehur se me këtë vizitë synon të tregojë se është në anën e miliona të plagosurve. Ai ka falënderoi ekipin shëndetësor për mundin e dhënë.
Gauck tregoi se ka biseduar me një person të plagosur i cili u kishte dalë në ndihmë të tjerëve. Ai theksoi se ky person, në vend se të xhirojë me telefonin e tij, ka ndihmuar të plagosurve.
Bëhet e ditur se në spital janë duke u trajtuar katër persona që u plagosën gjatë sulmit.
Të dielën në mbrëmje një kamion hyri në një treg të Krishtlindjeve, duke lënë të vdekur 12 persona dhe duke plagosur 48 të tjerë, prej të cilëve 18 më rëndë.