Presidenti Erdoğan takohet në Hagë me kancelarin gjerman Merz
Presidenti Erdoğan vazhdon takimet e tij dypalëshe në Hagë të Holandës, ku po merr pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s

Hagë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua me kancelarin gjerman Friedrich Merz, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan vazhdon takimet e tij dypalëshe në Hagë të Holandës, ku po merr pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s.
Në kuadër të takimeve dypalëshe Erdoğan zhvilloi me kancelarin gjerman një takim me dyer të mbyllura për mediat, në ndërtesën "World Forum" ku po mbahet samiti.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, drejtori i Inteligjencës turke (MIT), İbrahim Kalın, drejtori i Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun, këshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe zëvendëskryetari i përgjithshëm i AK Partisë, Halit Yerebakan.