Bota

Presidenti çek lejon 20 shtetas të luftojnë për Ukrainën

56 vullnetarë të tjerë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar kauzës, por kërkesat e tyre nuk janë miratuar

Aşkın Kıyağan  | 18.03.2024 - Përdıtësım : 20.03.2024
Presidenti çek lejon 20 shtetas të luftojnë për Ukrainën

Pragë

Presidenti i Çekisë Petr Pavel u dha sot lejen 20 shtetasve çekë për të luftuar për Ukrainën, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të lëshuar nga presidenca, zbulohet se Pavel, i cili ka qenë në detyrë prej një viti, u ka dhënë dritën jeshile 20 individëve që kërkojnë të marrin pjesë në luftën në Ukrainë.

Ndërsa 20 aplikantë janë miratuar për të luftuar së bashku me forcat ukrainase kundër Rusisë, 56 vullnetarë të tjerë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar kauzës.

Megjithatë, kërkesat e tyre nuk janë miratuar nga Pavel, thuhet në deklaratë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ish-presidenti Milos Zeman kishte lejuar rreth 150 shtetas çekë të luftonin në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Pa lejen e presidentit, qytetarët çekë nuk mund të luftojnë në një ushtri tjetër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın