Muhammed Emin Canik
05 janar 2022•Përditësim: 05 janar 2022
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka njoftuar se ka dalë nga spitali ku ishte shtruar për shkak të problemeve me zorrët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bolsonaro konfirmoi se doli nga spitali duke shpërndarë në twitter foto me mjekët dhe falënderoi ata që u kujdesën për të.
Presidenti brazilian u shtrua në një spital në Sao Paulo më 3 janar për shkak të dhimbjeve të barkut.
Tek 66-vjeçari Bolsonar, i cili kaloi dy ditë në spitalin 'Vila Nova Star', u konstatua obstruksion intestinal dhe nuk kishte nevojë për operacion.
Presidenti kreu katër operacione për goditje me thikë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2018.