Bota

Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë bisedojnë rreth Samitit G7

Trump i thotë Putinit se planifikon të ftojë krerët e Rusisë, Australisë, Indisë dhe Koresë së Jugut në Samitin G7 summit në shtator

Elena Teslova   | 01.06.2020
Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë bisedojnë rreth Samitit G7 Foto: AA/Arhiv

Moskë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku u diskutuan idetë rreth mbajtjes së Samitit G7 në muajin shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump e informoi Putinin për vlerësimin e tij për ftesën e mundshme të krerëve të Rusisë, Australisë, Indisë dhe Koresë së Jugut, thonë nga Kremlin në një deklaratë në faqen zyrtare.

Përpos kësaj, në deklaratë thuhet se dy presidentët shkëmbyen mendime mbi masat e marra për të kundërshtuar përhapjen e koronavirusit.

Në lidhje me këtë, Putin falënderoi Trump për respiratorët e dërguar nga SHBA në Rusi në një hap të ndërsjellë për të ofruar ndihmë humanitare.

Putin gjithashtu uroi Trumpin për lançimin e suksesshëm të anijes Crew Dragon, e cila transportoi astronautët amerikanë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Të dy udhëheqësit konfirmuan interesin për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e kërkimit hapësinor.

Duke diskutuar situatën në tregjet globale të naftës, Putin dhe Trump u pajtuan që marrëveshja OPEC+, e arritur me mbështetjen e tyre, po çon në një rikthim gradual të kërkesës së naftës dhe stabilizimin e çmimeve.

Në fillim të pandemisë, duke pasur mungesë të respiratorëve të nevojshëm për të kuruar pacientët me koronavirus, SHBA kërkoi ndihmë nga Rusia, kërkesa e cila u përmbush pozitivisht.

Në muajin maj, kur SHBA ka zgjeruar kapacitetin për të prodhuar sisteme të respiratorëve, Washingtoni zyrtar gjeti një mundësi për të mbështetur përpjekjet ruse për të luftuar pandeminë duke dërguar 200 respiratorë.

Pajisjet mjekësore u dorëzuan sipas një shkëmbimi humanitar falas.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın