Kanyshai Butun
04 gusht 2026•Përditësim: 04 gusht 2026
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva për të diskutuar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë zgjerimin dhe diversifikimin e tregtisë, tha Kremlini, transmeton Anadolu.
Udhëheqësit gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë.
Sipas Kremlinit, Putin falënderoi homologun brazilian për përpjekjet e tij për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe diplomatike për konfliktin.
Presidentët thanë se Rusia dhe Brazili ndajnë qëndrime të ngjashme për shumë çështje kryesore globale dhe ranë dakord të vazhdojnë koordinimin përmes OKB-së dhe forumeve të tjera shumëpalëshe.