Presidencialet në Francë, Sarkozy humb garën brenda partisë
Rivalët e tij, dy ish-kryeministrat e Francës, François Fillon dhe Alain Juppe kanë fituar më shumë vota, me çka shkojnë në raundin e dytë të votimit që do të mbahet më 27 nëntor

Paris
PARIS (AA) - Partia Republikane konservatore e Francës mbajti raundin e parë të zgjedhjeve brenda partiake për kandidatët në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka pranuar humbjen në raundin e parë të zgjedhjeve brenda partiake.
Rivalët e tij, dy ish-kryeministrat e Francës, François Fillon dhe Alain Juppe kanë fituar më shumë vota, me çka kalonjnë në raundin e dytë që do të mbahet më 27 nëntor.
Nga më shumë se 3.2 milionë vota të numëruara nga gati pesë milionë, Fillon mori 44 përqind, Juppe 28.1 përqind dhe Sarkozy 21.1 përqind.