Vesna Besiç
27 mars 2016•Përditësim: 27 mars 2016
SARAJEVË (AA) – Me ndryshimin e akrepave për një orë para, të dielën, ka filluar llogaritja verore e orës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fakt sot në ora 02:00 të mëngjesit janë ndryshuar akrepat për një orë para, konkretisht janë vendosur në ora 03:00.
Llogaritja verore e orës në Evropë do të zgjasë deri më 30 tetor, kur fillon llogaritja dimërore. Atëherë akrepat e orës kthehen nga 03:00 në 02:00.
Nga viti 2002 Bashkimi Evropian (BE) si dhe vendet tjera të Evropës përcaktuan që fillimi i llogaritjes verore i kohës të fillojë në javën e fundit të muajit mars dhe të përfundojë në javën e fundit të muajit tetor.