Ekip
26 Korrik 2017•Përditësim: 26 Korrik 2017
LISBONË (AA) – Pothuajse 1.700 zjarrfikës dhe 17 kanaderë janë duke luftuar me zjarret e pyjeve në Portugali, ku për çdo vit flakët përfshijnë rajone të mëdha të pyjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtja civile portugeze të mërkurën njoftoi se shërbimi për shuarjen e zjarrit ka vënë nën kontroll më shumë se 20 zjarre të pyjeve, dhe se era ka pushuar gjatë natës.
Zjarret më të mëdha kanë qenë rreth qytetit Macao, rreth 200 kilometra në verilindje të Lisbonës, ku zëvendës prefekti Antonio Louro u shpreh se dëmet mbi pronat e fermerëve lokalë janë “katastrofale”.
Shumë njerëz në këtë zonë jetojnë nga pishat dhe eukaliptusi, të cilat tashmë disa muaj thatësie janë pa reshje shiu.
Më shumë se 70 për qind e portugezëve janë prekur nga pasojat e thatësisë serioze.