Ekip
27 gusht 2020•Përditësim: 27 gusht 2020
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbërriti sot në Oman për një vizitë të pa paralajmëruar, raporton Anadolu Agency (AA).
"Mbërrita në Oman dhe do të takohem me Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tarik Al Said," shkroi Pompeo në llogarinë e tij në Twitter.
Para Omanit, Pompeo bëri një vizitë në Izrael, Sudan, Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme.
"Mezi pres të diskutoj përpjekjet për të ndërtuar unitet midis Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe të ndërtoj momentin për të avancuar paqen dhe prosperitetin rajonal", shtoi Pompeo.
Megjithëse vizita e tij nuk u njoftua nga Departamenti Amerikan i Shtetit, disa raporte të mediave zbuluan se Pompeo po viziton dy vende në turneun e tij aktual që zhvilluan marrëdhënie me Izraelin.
Turneu i diplomatit të lartë amerikan vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes së normalizimit midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe më 13 gusht nën sponsorizimin e SHBA-ve.