Ekip
05 Mars 2018•Përditësim: 05 Mars 2018
VARSHAVË (AA) – Zjarrfikësit pas shembjes së ndërtesës në qytetin polak Poznan kanë gjetur edhe kufomën e pestë, konfirmoi zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet zjarrfikëse të shpëtimit me orë të tëra kërkuan rrënojat e ndërtesës e cila u shemb të dielën në mëngjes.
Besohet se shpërthimi i gazit është një nga arsyet e mundshme të shembjes së ndërtesës.
Fatkeqësia ndodhi të dielën në ndërtesën me 18 banesa, ndërsa në mesin e të lënduarve ishin edhe fëmijë.