Hakan Çopur
30 Prill 2016•Përditësim: 01 Maj 2016
WASHINGTON (AA) - HAKAN ÇOPUR - Specialistët të cilët vlerësojnë nga pikëpamje të ndryshme politikën e Presidentit të SHBA-së, Barack Obama ndaj Sirisë, shprehen se kjo është një produkt i politikës së gabuar të Washington-it ndaj organizatës terroriste, DAESH, shkruan Anadolu Agency (AA).
Deklarata e ditëve të fundit e Obamës se "Nuk kemi pasur asnjë plan ushtarak për të rrëzuar Asadin nga pushtit" solli përsëri në vëmendje politikën ndaj Lindjes së Mesme të tij.
Administrata e Obamës e cila akuzohet se është e "paqartë" në politikën ndaj Sirisë në vitin 2014 radhiti si synim parësorë luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe si rrjedhojë regjimin e Asadit e vendosi në vendin e dytë duke e cilësuar vetëm si shqetësues.
Në një deklaratë për AA specialistë të ndryshëm që ndjekin politikën e Obamës ndaj Sirisë shprehen se ajo është e mbushur me paqartësi dhe e jo efektive. Ata theksojnë gjithashtu se përdorimi i forcës nga Rusia dhe Irani kanë bërë që të forcohen pozitat e regjimit të Asadit.
Nadir Hashimi, profesor në Fakultetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit Denver tha për AA se mënyra se si e ka trajtuar qeverisja e Obamës çështjen e Sirisë është një nga shkaqet kryesore për vdekjen e qindra mijëra personave atje.
- "Politika e Obamës në Siri ngjan shumë me atë të Clintonit ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës 20 viteve më parë"-
"Politika e Obamës në Siri ngjan shumë me atë të Clintonit ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës 20 viteve më parë. Problemi në këtë vend nuk mund të zgjidhet me ndonjë ndërhyrje të mundshme nga jashtë. SHBA-ja nuk ka ndonjë përfitim për një ndërhyrje të mundshme. Për këtë arsye ajo që duhet bërë është marrja nën kontroll e luftimeve", është shprehur ai në vijim të fjalës së tij.