Eshat Fırat
11 Janar 2018•Përditësim: 12 Janar 2018
KUDS (AA) - Policia izraelite ka arrestuar shtetasin turk Osman Hazır, i cili gjendej për vizitë në Kompleksin Al-Aksa në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).
Murat Kundak, guidë turistike, për AA tha se shtetasi turk Hazır, 46-vjeçar, është arrestuar për shkak se është fotografuar me flamurin turk pas namazit të jacisë në Al-Aksa.
Kundak njoftoi se policia izraelite ka dërguar shtetasin turk në Qendrën Policore David pranë Portës El-Halil (Jafa) të Qytetit të Vjetër, duke e mbajtur atë për rreth pesë orë.
Ndërkohë, policia izraelite nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me çështjen.
Zhvillimin janë duke e ndjekur edhe Ambasada e Turqisë në Tel Aviv dhe Kryekonsullata e saj në Kuds.