Andrew Jay Rosenbaum,Servet Günerigök
09 Nëntor 2015•Përditësim: 09 Nëntor 2015
UTRECHT (AA) - Policia ka arrestuar 32 protestues të dielën në mbrëmje si përkrahës të lëvizjes së ekstremit të djathë PEGIDA dhe kundërshtarët e tyre, teksa demonstruan në periferi të qytetit holandez Utrecht, raporton Anadolu Agency (AA).
Përkrahësit e grupit anti-emigrantë dhe anti-muslimanë gjermanë mbanin parulla me mbishkrime anti-islame, ndërsa protestuesit e tjerë bënin thirrje për deportimin e muslimanëve.
Këta u kundërshtuan nga një grup protestuesish anti-racistë.
Disa u arrestuan për shfaqjen e parullave islamofobe dhe raciste, ndërsa të tjerët për shkeljen e urdhrave policore për të mos lëshuar parkun në skajin lindor të qytetit, për prishje të rendit, dhe për mosmbajtje të kartës së identifikimit, u shpreh policia në një njoftim zyrtar.
Lideri i lëvizjes PEGIDA, Lutz Bachman, i cili themeloi lëvizjen gjatë vitit të kaluar në Dresden, iu drejtua turmës prej rreth 150 personave për mbylljen e kufijve të Evropës për refugjatët. Themeluesi i Ligës angleze të mbrojtjes, Tommy Robinson po ashtu ishte prezent në ngjarje.