Ömer Aydın
16 Shtator 2016•Përditësim: 17 Shtator 2016
STRASBURG (AA) - Deputetët në Parlamentin Evropian (PE) kundërshtuan projektin e Komisionit Evropian (KE) për shpërndarjen e detyrueshme të refugjatëve ndërmjet shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Në seancën mbi krizën e refugjatëve të Asamblesë së përgjithshme të PE-së që është mbledhur në Strasburg u diskutua projekligji i eurodeputetes gjermane Ska Keller.
Me 470 vota 'për' dhe 131 'kundër' u miratua projekt-ligji me të cilin u refuzua plani i KE-së për shpërnadrjen e detyrueshme ndërmjet shteteve anëtare të 54 mijë refugjatëve të cilët ndodhen në Itali dhe Greqi si dhe vendosja e refugjatëve të rinj jashtë BE-së në rast të boshatisjes së këtyre vendeve.