Diyar Güldoğan
16 Korrik 2019•Përditësim: 17 Korrik 2019
Parlamenti Evropian do të votojë sot për ministren gjermane të Mbrojtjes Ursula von der Leyen, si presidente e ardhshme e Komisionit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Nëse zgjidhet, Ursula von der Leyen do të jetë gruaja e parë në postin e kreut të Komisionit Evropian.
Për t'u bërë presidente e KE-së, ajo duhet të sigurojë mbështetjen e shumicës absolute të deputetëve në PE (të paktën 374 vota). Votimi do të jetë me fletëvotime të fshehta.
Nëse ministrja gjermane Leyen nuk fiton shumicën, Këshilli Evropian do të dalë me një kandidat të ri brenda një muaji.
"Pothuajse 40 vjet më parë deri më sot, Simone Veil u bë femra e parë presidente e Parlamentit Evropian. Nëse Evropa është një grua, atëherë Evropa do të ishte Simone Veil. Çfarë mund të bëjmë sot për të siguruar që ne mund të jetojmë vizionin e saj për një Evropë të bashkuar dhe paqësore në të ardhmen?", shkroi sot në Twitter, Ursula von der Leyen.