Kayhan Gül
03 Prill 2016•Përditësim: 03 Prill 2016
MOSTAR (AA) - Ngjarjet e fundit provokative kanë trazuar jetën në qytetin Mostar, qytet në të cilin gjatë luftës së viteve 1992 - 1995 boshnjakët janë përplasur fizikisht me kroatët. E ardhmja e këtij qyteti është përsëri në rendin e ditës, shkruan Anadolu Agency (AA).
Pas luftës qyteti Mostar për nga ana administrative u shndërrua në 6 minibashki. Për ti dhënë fund kësaj gjendjeje Paddy Ashdown, i cili ishte në detyrën e Përfaqësuesit të Lartë në këtë shtet gjatë vitit 2004 ndërmori një nismë për ribashkimin e Mostarit. Ai nxori në pah një statut që do të njihej si ''Statuti i Mostarit'' i cili përbëhej nga 55 pika dhe ku përcaktohej bashkimi i 6 minibashkive në një të vetme.
Sipas këtij statuti kreu ekzekutivit do të ishte kryetari i Bashkisë, ndërsa vendimet do të merreshin nga Këshilli Bashkiak. Por për shkak se kroatët dolën kundër kësaj aprovimi nuk u bë dhe si rrjedhojë shumë çështje në këtë qytet mbetën ''pezull''. Për shkak të këtij problemi që nga viti 2008 deri më sot në Mostar nuk zhvillohen zgjedhje lokale. Mos prania e drejtuesve varet në mënyrë të drejtpërdrejt nga mos prania e Këshillit Bashkiak si dhe përfundimi i mandatit të drejtuesve të zgjedhur në 2012-ën.
Edhe pse ura historike e Mostarit mbi lumin Neretva u rindërtua pas luftës dhe lidhi anët e dy qyteteve, ura në zemrat e popullatës së dy anëve të qytetit ende është e pa ndërtuar. Boshnjakët në lindje dhe kroatët në perëndim janë të ndarë me një "murë të Berlinit" i cili edhe pse nuk duket është bërë si fortesë mes tyre.
Prania e zgjedhjeve lokale në fund të këtij viti ka rritur tensionet e dy etnive në këtë qytet.