Turgut Alp Boyraz,Eshat Fırat
09 Tetor 2016•Përditësim: 10 Tetor 2016
JERUSALEM (AA) - Dy izraelitë të cilët u plagosën në mëngjes në sulmin e armatosur para Drejtorisë së policisë në Jerusalemin Lindor, kanë ndërruar jetë ndërsa tani numri i të vdekurve u rrit në tre, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld tha se sulmi është kryer në stacionin e tramvajit para stacionit të policisë dhe se janë plagosur shtatë izraelitë. Dy prej tyre ndërruan jetë në spital, duke përfshirë edhe një polic.
Rosenfeld tha se personat e tjerë po mbahen për kurim në spitalin Hadas në Jerusalemin Lindor.
Nga ana tjetër, burime lokale palestineze thonë se një person është vrarë nën pretendimin se ka kryer sulmin, 39-vjeçari Misbah Ebu Subeyh nga lagjja Silwan.
Ebu Subeyh, i cili ishte roje në kompleksin Al-Aksa, për shkak të krimeve të kryera më parë, ai tani duhet të fillojë vuajtjen e dënimit me katër muaj burg.