Islam Doğru
28 Prill 2022•Përditësim: 28 Prill 2022
Parlamenti i Kanadasë miratoi një rezolutë e cila e cilëson si "gjenocid" sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në rezolutën e miratuar me propozimin e deputetes, Heather McPherson thuhet se "ka prova të qarta dhe të mjaftueshme të krimeve sistematike dhe masive të luftës kundër njerëzimit" të kryera nga Forcat e Armatosura të Federatës së Rusisë, të cilat theksohet se drejtohen nga presidenti rus Vladimir Putin dhe Parlamenti i Rusisë.
Për krimet e luftës në rezolutën e miratuar me votë unanime, përmenden "brutaliteti masiv, vrasja e qëllimshme e civilëve ukrainas, përdhosja e kufomave, evakuimi i detyruar i fëmijëve ukrainas, tortura, dëmtimi fizik, dëmtimi mendor dhe përdhunimi".