Gözde Bayar
13 Qershor 2019•Përditësim: 13 Qershor 2019
Qeveria e kryeministrit të Francës, Edouard Philippe fitoi besimin e Parlamentit francez pas rezultateve të dobëta nga partia në pushtet në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 363 deputetë në Parlamentin francez votuan për besimin e qeverisë Philippe mbrëmë ndërsa 163 deputetë ishin kundër.
Para votimit në Parlament, kryeministri Philippe iu drejtua deputetëve dhe paraqiti para tyre planin e punës së qeverisë për dy vitet e ardhshme.
Ai paralajmëroi vazhdimin e reformave ekonomike, sociale dhe mjedisore, si dhe luftë më intensive kundër papunësisë në Francë.