Bota

Parlamenti britanik refuzon marrëveshjen Brexit

Marrëveshja Brexit u refuzua me 432 vota kundër dhe 202 pro nga ana e parlamentit

Gökhan Kurtaran  | 15.01.2019 - Përdıtësım : 16.01.2019
Parlamenti britanik refuzon marrëveshjen Brexit Foto: AA/Arhiv

Londër

LONDËR (AA) - Me një votim me diferencë të madhe, anëtarët e parlamentit britanik refuzuan marrëveshjen e dakorduar midis kryeministres Theresa May dhe Bashkimit Evropian (BE) për largimin e vendit nga Unioni (Brexit), raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja Brexit u refuzua me 432 vota kundër dhe 202 pro nga ana e parlamentit.

Pas rezultatit, kryeministrja britanike May pritet të mbajë brifing para deputetëve në lidhje me planin B të qeverisë.

Çaste vendimtare për Brexitin, sonte votojnë deputetët

Javën e kaluar, parlamenti britanik miratoi një vendim i cili parashihte një "plan B" brenda tre ditësh nga ana e qeverisë në rast të refuzimit të marrëveshjes nga ana e deputetëve.

Ndërkaq, lideri i Partisë Laburiste opozitare, Jeremy Corbyn, tashmë ka dorëzuar mocion mosbesimi për qeverinë që pritet të diskutohet nesër në parlament.

Para votimit, May ishte shprehur se vota kundër marrëveshjes "nuk është asgjë tjetër pos pasigurisë, ndarjes dhe një largimi të vendit pa marrëveshje të vërtetë".

Disfata që pësoi marrëveshja ka aktualizuar një sërë skenaresh të mundshëm, përfshirë zgjedhjet e parakohshme dhe një referendum të ri.

Britania vendosi të largohet nga BE-ja pas referendumit që u mbajt më 23 qershor të vitit 2016.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın