Mahmoud Barakat
04 Tetor 2017•Përditësim: 04 Tetor 2017
AMAN (AA) – Një motoçiklëtë ka eksploduar të mërkurën në afërsi të ndërtesës së atasheut ushtarak të Jordanisë në kryeqytetin e Francës, Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme e Jordanisë ka konfirmuar rastin duke thënë se shpërthimi ka shkaktuar dëme të vogla materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.
Siç ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, autoritetet franceze janë duke kryer hetime për të zbardhur rastin.