Ekip
08 Nëntor 2016•Përditësim: 08 Nëntor 2016
PARIS (AA) - Anne Hidalgo, kryebashkiakja e Parisit, ka hapur një qendër të re pranimi për emigrantë, me anë të së cilës shpreson se do të parandalojë qëndrimin e emigrantëve në zonat e lagjeve të varfra të qytetit dhe do të lehtësojë tensionet në lagjet e prekura të Parisit, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra, e cila u hap të martën në qarkun verior të Parisit, ka një kapacitet maksimal për akomodimin e 400 personave. Mbi 18 mijë emigrantë nga qershori i vitit 2015 janë larguar nga rrugët dhe parqet e Parisit për t'u strehuar
Më parë këtë muaj, autoritetet franceze larguan kampin e improvizuar në afërsi të stacionit të metrosë së Stalingradit në të cilën më shumë se 3.000 njerëz ngritën kampin me tenda.
Ky operacion u pasua nga zhvendosja e rreth 7.000 njerëzve nga kampi "Xhungël" në Calais, e cila ndodhet në anën franceze të kanalit La Manche.